Rama: Shëndetësia, qamet i zi për çdo shqiptar

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratën e kryeministrit Berisha në mbledhjen e task forcës për shëndetësinë.
Ai ka theksuar se shëndëtësia është në kushte të këqija dhe nuk i ndihmon shqiptarët të cilët kanë nevojë. “KM e di se vdekshmëria foshnjore ka qënë historikisht e ulët, kurse shëndetësia sot është qamet i zi për çdo shqiptar që ka nevojë për të!” ka shkruar Rama.
Ndërkohë më herët kryeministri Berisha në mbledhjen e task forcës theksoi se përbën një arritje historike fakti që Shqipëria renditet tashmë në grupin e vendeve të zhvilluara për sa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi, siç janë vdekshmëria foshnjore apo ajo amtare apo vdekshmëria në tërësi e popullatës.