E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super goli akrobatik i Shaqirit (VIDEO)

http://www.youtube.com/watch?v=sVirYcTzwBE

Xherdan Shaqiri, është kthyer në talentin e Kampionatit Zviceran të futbollit dhe një nga talentet botërore që flitet më shumë për momentin.

Gjatë ndeshjeve në Ligën e Kampionëve me Bazelin, me performancën e tij ai ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve me ëmër. Në fund ishte Bajeri i Mynihut që bëri për vete shqiptarin me një kontratë 10 milion euro, që do të finalizohet këtë verë.

Në ndeshjen e djeshme përballë Luzernit, Shaqiri ka realizuar një super gol me finalizim akrobatik.

Kjo është arsye pse tani drejtuesit e ekipit gjerman po buzëqeshin por sa keq që drejtuesit e FSHF-së nuk mund të kenë një fat të tillë, për shkak se Shaqiri luan për kombëtare e Zvicrës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›