E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, reformatimi i qeverisë, nisin bisedimet PDK-AKR

Koalicioni qeveritar në Kosovë është drejt ndryshimeve të reja. Sipas mediave kosovare me kthimin e liderit të AKR-së në Kosovë, do të fillojnë takimet me liderin e PDK-së për kërkesat e partnerit, që humbi postin e presidentit.

Ibrahim Gashi nga AKR-ja ka thënë se deri më tani nuk ka pasur asnjë takim për këtë çështje. “Presim që të kemi takime konsultative”, ka thënë Gashi.

PDK-ja pritet t`i ofrojë AKR-së edhe një post ministror dhe dy zëvendësministra, por nga AKR-ja thuhet se kërkojnë edhe dy ministri.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›