E Shtunë, 31 Tetor 2026

Publikohen sekretet Britanike

Tre zyrtarë të Departamentit qeveritar të Britanisë se Madhe janë akuzuar për publikim të sekreteve qeveritare online.
Gazeta The Daily Telegraph ka publikuar të dhënat që u bënë publike nga Ministria e Mbrojtjes Angleze, ajo e Shëndetësise dhe ministria e Komuniteteve.

Gazeta britanike tha se dokumentet duken sikur janë të bllokuar nga lexuesit online por ato mund të lexohen duke përdorur edhe softëere standarde kompjuterike.

Departamentet e përfshirë në këtë skandal nuk kanë komentuar mbi ngjarjen, por thanë se situata është serioze sepse eshte shkelur privatësia e institucioneve.  Informacioni i publikuar, sipas Telegraf, ka bërë aksidentalisht publik emrat e zyrtarëve të ministriesë së Mbrojtjes.

Gazeta tha se Departamenti i Shendetësisë dhe Departamentin për Komunitete dhe Pushtetit Lokal botuar edhe informata të ndjeshme.
Ministria e Mbrojtjes ka pranuar tashmë se ka botuar të dhëna sekrete për nëndetëse berthamore të Britanisë së Madhe.

Detajet e informacionit përfshijnë opinionin e eksperteve të flotës në rastin e një aksidenti katastrofik. Informacioni përfshin edhe masat qe do të merrnin SHBA-të, për të mbrojtur nëndetëset e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›