Kosove rinumerim ne 40 per qind te vendvotimeve

Pas ankesave dhe kontestimeve të shumta, Komisioni Qendror Zgjedhor i ka hapur rrugën rinumurimit të votave nga gati gjysma e vendvotimeve në nivel vendi. Sipas medias në Kosove pas anulimit të rezultateve në 5 komuna të Kosovës, për parregullsi, votat nga 40 për qind e vendvotimeve në të gjithë vendin do të numërohen përsëri. Arsyeja për një hap të tillë janë gabimet e mundshme dhe kontestimet nga partitë. Qëllimi i rinumërimit është fshirja e cdo lloj dyshimi.
Rinumërimi i votave ka filluar ditën e shtunë, në orët e para të mbrëmjes në Qendrën për Numërim dhe Rezultate. Rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë ishte ajo çfarë subjektet politike të përfaqësuara në KQZ unanimisht kërkonin pas raportimit të rezultateve preliminare. Të shtunën KQZ-ja ka refuzuar përkohësisht një kërkesë të LDK-së për rinumërim të votave në nivel Kosove, por në këtë institucion në ndërkohë gjatë ditës u vendos që të fillojë rinumërimi i votave në gatë gjysmën e vendvotimeve.
Me gjasë kanë dominuar dëshmit e pakontestueshme që janë ofruar deri më tash, siç janë dëshmitë filmike, por edhe ka pasur ankesa, për një proces të manipuluar sa i takon votimit të kandidatëve për deputetë. Dyshohej për shumë vota fiktive që u janë dhënë disa kandidatëve gjithandej Kosovës, prandaj ka mjaft hamendësime nëse është i mjaftueshëm vetëm procesi i rinumërimit.
Delina Bitraku