E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, rrëzohet mocioni i Vetëvendosjes

PRISHTINE- Deputetët e Kuvendit të Kosovës me shumicë votash hodhën poshtë mocionin e Grupit Parlamentar Vetëvendosje.

Pas shume debatesh dhe kalimit ne votim mocioni u rrezua me 54 vota kundër. Për mocion ishin vetëm 17 vota.

Ky mocion katërpikësh kërkonte që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë në heqjen e barrikadave në veri; që Qeveria t’i dërgojë forcat policore për të mbrojtur sovranitetin në veri; që ti ndërpresë  bisedimet me Serbinë dhe ti shpallë të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet e arritura, para se Serbia ta njeh Kosovën, dhe që tu ndërpitet burimi financiar strukturave të paligjshme dh kriminale të shtetit të Serbisë.

Votimit të këtij mocioni i ka paraprire një debat për situatën politike dhe të sigurisë në veri, për te cilen në interpelancë u ftua kryeministri Hashim Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›