Topi propozon Sali Shehun në krye të KLSH

Sali Shehu
Presidenti Topi i propozon Kuvendit emrin e ri për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në dekretin e firmosor nga presidenti propozohet emri i Sali Shehut për postin e kryetarit të KLSH-së.
Në mbështetje të neneve 162, pika 2 dhe 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 11 të ligjit 8270, datë 23.12.1997 Për Kontrollin e Lartë të Shtetit, i ndryshuar, dekretoj: Sali Shehu i propozohet Kuvendit për tu zgjedhur Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, thuhet në dekretin e Topit.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë dhe pritet që shumë shpejt të futet në axhendën e Kuvendit për tu shqyrtuar dhe më pas për tu miratuar.