E Shtunë, 31 Tetor 2026

VV: Qeveria me avazin, LDK as mish as peshk

Glauk Konjufca

Kuvendi i Kosovës me shumicë votash ka rrëzuar mocionin e kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje për veriun e vendit. Kërkesa u rrëzua me 54 vota kundër dhe 17 pro.

Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes paraqiti mocionin me katër pika ku kërkohet që institucionet e rendit të Kosovës të angazhohen vetë për heqjen e barrikadave në veri si dhe të ndërpriten bisedimet me Serbinë dhe ti shpallen të pavlefshme e të pazbatueshme marrëveshjet e arritura deri tani.Deputeti i VV, Glauk Konjufca kërkoi që qeveria të bëjë të ditur nëse veriu ka qenë pjesë e ndonjë marrëveshje.

Pasi sulmoi qeverinë, Konjufca nuk ka la thumbuar edhe LDK-në që është edhe partia më e madhe opozitare. Mendoj se Partia në pushtet është me vazhdu me avazin e vjetër. LDK mendoj që si gjithmonë as mish as peshk, SLS edhe Lëvizja për Bashkim mendoj që e kanë shumë të kollajshem zgjidhjen e problemit të Kosovës se më lehtë është me ia dhënë Serbisë. AKR më kritike, por është te Qeveria. AAK ka qenë dukshëm më kritike me Qeverinë, ka vlerësuar Konjufca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›