E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, rriten kërkesat për pasaporta bullgare

Pasaporta bullgare, foto arkiv

Qytetarët e Kosovës kanë rritur kërkesat e tyre për të marrë pasaporta bullgare.

Me këtë dokument kosovarët besojnë se do tu hapen mundësitë e punësimit në ndonjë vend të Bashkimit Evropian, raporton DW.

Para dy muajve është formuar Shoqata e Bullgarëve të Kosovës, me seli në Prizren.

Edhe pse është mohuar zyrtarisht hapja e këtij institucioni, por në emër të shoqatës mblidhen dokumentet e të anëtarësuarve, kryesisht nga komuna e Dragashit, që me procedura të shkurtuara e me ndërmjetësues, brenda një viti ata mund të fitojnë pasaportën bullgare. /DW/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›