Berat, plagoset me armë 48-vjeçari, dyshohet për të birin
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Samatic, të qytetit të Beratit.
Një 48-vjeçar është plagosur rëndë pasi është qëlluar me armë në banesën e tij.
Sipas informacioneve i plagosuri është Pëllumb Hoxha 48 vjeç ndërsa si autor i plagosjes dyshohet të jetë i biri Amarildo.
48-vjeçari Pëllumb Hoxha është qëlluar nga dritarja me armë tip çifte. Kanë qënë familjarët të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke e transportuar drejt spitalit të Beratit ku ka marë ndihmën e parë shëndetësore dhë më pas si pasojë e gjendjes së rënduar është dërguar drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.
Ekspertët e policisë që mbëritën në vendin e ngjarjes nga hetimet e para deklaruan se autor i kësaj plagosje dyshohet të jetë djali i tij Amarildo.
Ky i fundit është shoqëruar në organin blu ku dhe po meret në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që dyshohet se mes tij të atit të ketë pasur një grindje gjatë ditës së djeshme.