E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove sekuestrohen arme e municione

Agjentë të Policisë së Kosovës kanë konfiskuar sot një sasi të konsiderueshme armësh zjarri, në një banesë në fshatin Svece të Shërpcës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i PK, Baki Kelani, sipas të cilit armët e sekuestruara janë fishekë, predha dhe armë të kalibrit të rëndë.

Sipas Kelanit, armët në fjalë u gjetën në banesën e një banori serb, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë nuk ishte i pranishëm.

Zëdhënësi ka shtuar më tej se më shumë detaje mbi operacionin policor do të jepen në orët e ardhshme nga vetë drejtuesit e PK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›