Thaci Prioritet zhvillimit te bujqesise
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se zhvillimi i bujqësisë kosovare do të jetë prioritet i qeverisë së tij.
“Bujqësia do të jetë një ndër sektorët bartës të zhvillimit ekonomik të vendit”, ka pohuar Thaci.
Deklaratën e tij, kryeministri e ka bërë gjatë konferencës “E ardhmja e bujqësisë kosovare në perspektivën e zhvillimit ekonomik”.