Kosovë, serbët e veriut diskutojnë për referendumin

Në katër komunat veriore të Kosovës, përfaqësues të strukturave paralele serbe, mbajnë sot takime për të diskutuar në lidhje me referendumin për të pranuar ose jo institucionet e Kosovës.
Përfaqësuesi i komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviç ka thënë për mediat serbe se pas festave të fundvitit, do të ketë një takim të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave, për të marrë vendimin përfundimtar për referendum.
Përfaqësues të serbëve nga Mitrovica, Leposaviçi, Zveçani dhe Zubin Potoku, janë takuar gjatë kësaj fundjave, ku edhe kanë bërë të ditur, se referendumi, do të mbahet në ditën shtetërore të Serbisë, më 15 shkurt.