E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine rritet bilanci i viktimave

Shkon në 1500 peronsa numri i viktimave nga përmbytjet në Filipinet jugore, si rezultat i stuhisë që goditi vendin një javë më parë. Zyrtarët thanë se shumë trupa të pajetë janë gjetur nëpër ujra në jug të ishullit Mundanao.
Nuk është ende i qartë numri i të zhdukurve, por autoritetet thonë se po vazhdojnë kërkimet. Stuhia “Uashi” goditi vendin në 16 deri në 18 dhjetor, me epiqendër qytetet Kagajan de Oro dhe Iligan. Shumica e tyre që kanë humbur jetën ishin në gjumë.
Agjencia për parandalimin e shkatërrimeve, tha se, do të duhen të paktën 6 muaj për të ndërtuar banesa të përkohshme për rreth 60 mijë të pastrehë. Agjencitë e ndihmave kanë bërë apel për më shumë fonde për të ndihmuar të prekurit nga stuhia. Kombet e Bashkuara kërkojnë 28.6 milionë dollarë për të ndihmuar me ushqime dhe medikamente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›