SHBA kerkon zgjerimin e misionit vezhgues ne Siri

Shtetet e Bashkuara te marten pershendeten fillimin e operacioneve te monitorimit te Lidhjes Arabe ne Siri por kerkuan zgjerimin e ketij misioni. Sic njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes David Gollust nga Departamenti i Shtetit zyrtaret amerikane akuzuan zyrtaret sirian per intensifikimin e dhunes kunder protestuesve para arritjes se vezhguesve.
Zyrtaret ketu jane duke shprehur nje ndjenje lehtesimi pasi fillimit te punes se misionit te monitorimit. Por ata thone se shpresojne te shohin zgjerimin e misionit monitorues te Lidhjes Arabe dhe ata akuzojne autoritetet siriane se po perpiqen te zvogelojne opoziten para dislokimit te plote te misionit vezhgues.
Ne nje bisede me gazetaret zevendes zedhenesi i Departamentit te Shtetit Mark Toner tha se eshte e qarte se qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad ka shtuar dhunen kunder protestuesve nderkohe qe personeli i misionit vezhgues te Lidhjes Arabe po pergatitet te hyje ne vend.
Qeveria e Damaskut ka shfrytezuar disa nga ditet e fundit si nje mundesi per te intensifikuar sulmet e tyre ne disa qytete dhe lagje ne Homs ne Dera dhe qytete te tjera para dislokimit te vezhguesve. Kjo ishte nje situate e tmerrshme pasi gjate ketyre diteve dhuna u intensifikua. Ne e denojme eskalimin e dhunes.
Zoti Toner tha se keto veprime jane ne kundershtim me nismen e Lidhjes Arabe me te cilen qeveria siriane ka rene dakord ne parim ne fillim te muajit te kaluar por e nenshkroi protokollin per te autorizuar hyrjen e vezhguesve javen e kaluar.
Njoftimet e hershme te shtypit thane se Lidhja Arabe ka parashikuar dergimin e disa qindra vezhguesve ne terren. Por forca fillestare e cila mberriti ne vend te henen ne oret e vona dhe te marten u dislokua ne qytetin Homs perbehej nga vetem rreth 50 vezhguese. Nje tjeter grup prej rreth 100 vezhguesish se shpejti do te dislokohet ne vend.
Grupet e te drejtave te njeriut dhe analistet politike akuzojne Lidhjen Arabe se i eshte nenshtruar presionit te Sirise per te zvogeluar numrin e vezhguesve.
Zedhenesi i Departamentit te Shtetit Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara duan te shohin prani nderkombetare te zgjeruar por ai pergezoi Lidhjen Arabe per nismen e saj.
Lidhja Arabe ka realizuar nje marreveshje te madhe ne nje kohe shume te shkurter duke trajtuar shqetesimet e bashkesise nderkombetare per ate qe po ndodh atje. Fakti qe tani ata kane derguar njerez ne terren duke siguruar vezhgimin e situates eshte nje hap i pare i rendesishem por natyrisht ne duam te shohim me shume.
Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara nuk kane marre nje raport fillestar nga Lidhja Arabe mbi rezultatet e punes se vezhguesve edhe pse njoftimet e agjencive te lajmeve thone se ka pasur te shtena me arme zjarri nderkohe qe vezhguesit u takuan me popullaten civile ne Homs. Ai tha se ambasadori amerikan ne Damask Robert Ford ka takuar perfaqesues te Lidhjes Arabe ne kryeqytetin sirian por se ai nuk kishte folur ende me shefin e vezhguesve gjeneralin sudanez Mohammed al-Dabi.