E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e papergatitur per katastrofat

“Bota është e papërgatitur” për katastrofat që mund të ndodhin në të ardhmen, pasi vendet e pasura nuk po bëjnë aq sa duhet, paralajmëron Sekretari Ndërkombëtar i Zhvillimit Andrew Mitchell. Mitchell fajëson dështimin e një sërë vendeve për të paguar në fondin e përbashkët.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka premtuar 20 milion stërlina për fondin, përveç 40 milion të tjera të premtuara më parë.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të zgjohet”, ka bere thirrje Mitchell.
Z. Mitchell tha se numri gjithnjë e në rritje i njerëzve që jetojnë në zonat e ulëta e që vuajne nga uria, do të thotë se shkalla e tragjedive në të ardhmen do të jetë më e madhe.
Ai tha se shumë vende presin që të ndodhin katastrofa për të ofruar para. Ai tha gjithahstu se në orët e para pasi ka ndodhur katastrofa, kur i mbijetuarit është i bllokuar në rrenoja si rezultat i një tërmeti, vonesat dhe mungesa e ekipeve të shpëtimit përbëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes. Mitchell tha gjithashtu se sistemi ekziton, por shumë vende dhe agjensi nuk e kanë mbështetur, duke e lënë planetin të papërgatitur për rreziqet që mund t’i kanosen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›