Kosovë, serbët e veriut plan për referendum
Përfaqësuesit e serbëve të komunave paralele të Zveçanit, Zubin Pototkut dhe Mitrovicës, kanë marrë vendimin që më 14 dhe 15 shkurt të vitit të ardhshëm të deklarohen me referendum se a dëshirojnë që në veri të Kosovës të pranojnë instalimin e institucioneve të Prishtinës apo jo.
Në kuvendi e Mitrovicës kundër këtij vendimi kanë qenë kuvendarët e G 17, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me mënyrën se si është formuluar pyetja. Pas mbledhjes, i ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës, ka theksuar se Kuvendi ka marrë vendim që banorët e Mitrovicës të dalin në referendum ku do të deklarohen me Po ose Jo se a dëshirojnë që në veri të vendosen institucionet e Prishtinës. Edhe i ashtuquajturi kryetar i Kuvendi të Zveçani, Dobrosav Dobriq, ka theksuar se referendumi është shprehje më e lirë e vullnetit të popullit. Sipas tyre, mbajtjen e referendumit do ta mbikëqyrin komisionet komunale.