E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet vrasja e emigrantit në Durrës, 16-vjeçari vrau xhaxhain

Në orët e mbrëmjes është arrestuar vrasësi i dyshuar i emigrantit Fatbardh Hysa. Policia ka arrestuar16-vjeçarin, Aurel Hysa pasi në vendngjarje policia shkencore kishte gjetur gjurmë të të tij.

Pas hetimeve ka rezultuar se 16-vjeçari i kishte vjedhur disa herë në banesë, shuma të hollash që viktima i sillte nga emigracioni. Sipas deponimeve të para që ka dhënë autori i dyshuar i vrasjes shuma e lekëve të marra kishte arritur në rreth 3 000 euro. Pasi ishte pikasur nga viktima, i kishte kërkuar atij që tia kthente ato deri në fund të muajit dhjetor.

Pasi kanë kontaktuar me njeri-tjetrin pas kthimit, nipi i ka lëne takim në periferi të lagjes 14, ku banonin. Aty sipas deponimit të bërë në polici nga autori, i ka kërkuar që të hynin në barrakën, ku kishte shokët që do ti kthenin lekët. Xhaxhai i ka besuar dhe ka hyrë në barrake ku dhe është goditur me thike nga 16-vjecari. Policia pas arrestimit ka sekuestruar 140 euro, të cilat autori i dyshuar i ngjarjes dyshohet tia ketë marrë viktimës pas vrasjes. Vrasja e Fatbardh Hysës ka ndodhur me 22 dhjetor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›