E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët në veri zhvillojnë sot referendumin

Përfaqësuesit politikë të serbëve të komunave veriore të Kosovës pritet të zhvillojnë sot referendumin për t`u shprehur nëse i pranojnë ose jo institucionet e Kosovës.
 

Me gjithë kundërshtimin e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, serbët e veriut pritet të votojnë sot në tre komunat veriore dhe pjesën veriore të Mitrovicës, ku janë përgatitur 82 qendra votimi.
 

Fletëvotimet e këtij referendumi përmbajnë pyetjen: “A i pranoni institucionet e Kosovës?” - dhe poshtë janë përgjigjet: “Po” dhe “Jo”, mbit të cila tduhet të bëhet një shënim nga votuesit.

Qeveria e Kosovës dhe mekanizmat e pranishëm ndërkombëtarë thonë se rezultati i këtij referendumi nuk do të ketë asnjë efekt.

Por, serbët e veriut nuk janë tërhequr nga organizimi i tij, madje edhe pas vërejtjeve të Beogradit zyrtar, i cili frikësohet se një referendum i tillë mund t`i kushtojë Serbisë humbjen e statusit të kandidatit për integrim në BE.

Organizimi i referendumit pason një gjendje disa vjeçare të ngrirë në veri, ku institucionet e Kosovës si edhe misionet ndërkombëtare nuk kanë arritur të shtrijnë autoritetin e vet në atë pjesë ku kanë funksionuar vetëm institucionet paralele të mbështetura nga Serbia.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›