Emergjenca, Bashkia anulon festimet për Shën Valentinin

Bashkia e Tiranës ka analuar të gjitha aktivitetet e parashikuara për Ditën e Shën Valentinin, në shenjë solidarizimi me banorët e zonave të bllokuara nga dëbora. Bashkia në ditën e të dashuruarve kishte planifikuar disa aktivitete për të rinjtë por i ka anuluar ato pas shpalljes së gjendjes së emergjencës natyrore. Dita e Shën Valentinit pritet të jetë shumë pozitive në aspektin financiar për dyqanet që tregtojnë lule dhe dhurata të ndryshme.
Por çfarë është Festa e Shën Valentinit në të vërtetë? Kjo është një legjendë metropolitane që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria. Madje, Shën Valentini nuk është aspak shenjti i dashurisë; Shën Rafaeli është më shumë se ai, mbrojtësi i zemrave të dashuruara. Ndërkohë që Shën Rafaeli është shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave.
Megjithatë, festa që mban tashmë emrin e shenjtit të "gabuar", celebrohet si një festë dashurie në të gjithë botën. Në Evropë kjo festë ka mbërritur vetëm diku andej nga vitet 60 dhe çuditërisht në vitin 1969 Kisha e hoqi shenjtorin që përfaqëson festën nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve. Nëse do të shikoni me kujdes, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Kirill dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë.
.