E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, serbët rikthejnë barrikadat në veri

PRISHTINE- Serbët nga Kolashini i Ibrit kanë vënë sërish barrikadat në rrugën Mitrovicë Ribariq në vendin Zupçe.

Arsye për këtë barrikadë të re, njoftojnë medie të Beogradit, është përpjekja e EULEX-it të arrestojë një bashkëvendas të tyre.

Në rrugë janë vënë trupa druri dhe mekanizëm i rëndë dhe kjo mundëson lëvizjen e automjeteve në drejtim të pikës kufitare Bërnjak. Megjithatë komunikacioni në drejtimin Mitrovicë Ribariq po zhvillohet nëpër rrugë alternative përmes Zveçanit.

Në pikën kufitare të Bërnjakut, mbrëmë, pos pjesëtarëve të KFOR-it gjerman  dhe të atyre të EULEX-it, qëndrojnë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›