Veriu i Mitrovicës, serbët letër Ban Ki Munit

Kryetarët paralelë të katër komunave veriore kërkuan nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun që të parandalojë, atë që e kanë cilësuar, përdorimin ilegal të forcës dhe aksionet ushtarake ndaj civilëve në veri të Kosovës.
Në letrën dërguar kreut të OKB-së, sipas mediave kosovare ata shprehën shqetësimin për vazhdimin e aksioneve të policisë, KFOR-it dhe EULEKS-it.
Letra u është dërguar edhe krerëve të institucioneve dhe organizatave tjera ndërkombëtare.