Kosovë, shënohet viktima e parë nga A/H1N1

Një paciente e infektuar nga virusi i gripit të derrave ka ndërruar jetë të shtunën në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj, ka konfirmuar për mediat kosovare vdekjen e pacientes që ishte e shtruar prej më shumë se dy javësh e prekur nga gripi i derrave.
Nga fillimi i epidemisë e deri të dielën, nga mostrat e marra në Klinikën Infektive janë të dokumentuar 108 persona të prekur me këtë virus në gjithë Kosovën.
Gjatë këtij sezoni të gripit pandemik A/H1N1, në Kosovë janë konfirmuar 92 raste me këtë virus, 16 me virusin e influencës A, ndërsa dy raste me A/ H1N1 ishin trajtuar në mjekimin intensive.
Po ashtu, mësohet se edhe një pacient tjetër është në gjendje të rëndë.