Egjipt, “të rinj, të vjetër, myslimanë, të krishterë drejt sheshit”

Që në orët e para të së martës mijëra demonstrues kanë dalë në Sheshin Tahrir, pikëtakimi i të pakënaqurve me regjimin e Hosni Mubarakut, i cili është në krye të vendit prej vitit 1981.
Një tjetër marshim prej një milionë personash është planifikuar për në qytetin tjetër të madh të Aleksandrisë. Ndërkohë që shërbimet e trenave janë anuluar në përpjekje për të ulur numrin e pjesëmarrësve në protesta, nga qeveria.
Organizatorët e protestave kanë bërë thirrje që marshimi të përkojë me fillimin e një greve të pa afat. Duke raportuar nga Kajroja, raporterët e Al-Xhazirës, thanë se numri i personave të mbledhur në Sheshin Tahrir ishte dukshëm më i madh se ai i ditëve të mëparshme.
“Atmosfera është e pabesueshme, raporton AL-Xhazira, edhe pse e kanë të qartë se protesta mund të precipitojë në dhunë, të gjithë grupet, të rinjtë, të vjetrit, të pasurit, të varfrit, të krishterët dhe myslimanët janë drejtuar për në sheshin Tahrir”.
/Start/F. Prroni/
2011-02-01 10:12