E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zymberi: Tirana dhe Shkupi lëvizje të lirë me letërnjoftime

Deputeti i Demokracisë së Re Abedin Zymberi kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë që të mos favorizojë Serbinë duke kërkuar kështu lëvizje vetëm me letënjoftime edhe me Shqipërinë e Kosovës. Ndërkaq, ai në një deklaratë për shtyp tha se kryeministri Gruevski deklaron se punon në intensfikimin e komunikimit mes dy shteteve dhe rritjes së miqësisë me Serbinë.
Sipas tij, nëse vlen vëllazërimi i maqedonasve me sërbët, pse atëherë mos të vlejë edhe vëllazërimi i shqiptarëve të Maqedonisë me ata të Shqipërisë dhe Kosovës?
“Pyes publikisht BDI-në, pse hesht kundër kësaj politike në thelb antishqiptare të qeverisë dhe cila është arsyeja që i mban peng ministrat dhe deputetët e BDI-së për të heshtur dhe për të legjitimuar politika të cilat për burim kanë Beogradin? Kërkojmë nga qeveria të inicojë urgjentisht marrëveshje mes Maqedonisë dhe shteteve fqinje Shqipërisë dhe Kosovës me çka do t`iu mundësohet qytetarëve të lëvizin në dy drejtime vetëm me letërnjoftim”, tha Zymberi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›