E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shkatërrohet “banda e antikave”, arrestohen 35 vetë

ATHINE - Polica greke zhvilloi një operacion të gjerë në prefektura të ndryshme të Greqisë, për të çmontuar të ashtuquajturën “banda e antikave”. 

Gjithsej 35 persona u arrestuan, ndërsa ka shumë mundësi që ky numër të rritet edhe më tej.

Në të njëjtën kohë, sipas informacioneve, në shtëpitë e të arresturave u gjetën mijëra monedha të lashta, armë, detektorë metali, libra ku pasqyrohet historia e objekteve me vlerë etj

Dje në mëngjes u arrestua n në qytetin e Selanikut, një 65 vjecar i cili konsiderohet si drejtuesi i grupit në këtë qark.

Hetimet e policisë për këtë grup kanë nisur 4 muaj më parë dhe u intensifikuan pas 2 grabitjeve spektakolare në galerinë e arteve në Athinë dhe në Muzeun e Olimpias.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›