E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 140 kg marijuanë, 2 në pranga

Policia e Gjirokastrës gjatë operacionit të koduar "Prita" ka bërë të mundur sekuestrimin e 140 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 4 persona të tjerë.
 

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 03.00 të mëngjezit të datës 04.03.2012 kanë marrë një informacion në rrugë operative se mbi fshatin Lazarat të rrethit Gjirokastër tre shtetas po transportonin me mushka, një sasi të konsiderushme lënde narkotike nga fshati Lazarat në drejtim të antenave të malit Sopot, më pas Delvinë -Sarandë dhe me destincion përfundimtar Greqinë.
 

Rreth orës 04.30, Specialistët dhe Agjentët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër si dhe një grup i Focave Delta kanë mbritur në malin e Sopotit mbi fshatin Lazarat ku kanë ngritur dy pika grackë . Rreth orës 05.00, tre shtetasit që po transportonin lëndën narkotike me tre kafshë të cilët ishin të armatosur me armë zjarri po i afroheshin rrugës automobilisitike që të çon tek antenat e kompanive celulare. Po në atë kohë nëpërmjet rrugës automobilitike që vjen nga Delvina për tek antenat po afrohej një automjet tip ISUZU,pa targa me tre persona brenda.
 

Shtetasit që po lëviznin me automjet ishin pritësit e lëndës narkotike dhe në momentin që janë takuar të dy grupet policia iu ka bërë thirrje të dorëzohen, por të dy grupet kanë hapur zjarr ndaj policisë me armë zjarri kallashnikov dhe pistoleta, ku kanë shkëmbyer zjarr me policinë përreth 20 minuta.


Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe forcat Delta , kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit si dhe arrestimin e dy pjestarëve të dy grupeve. Kështu policia ka arrestuar 47-vjeçarin Arben Ahmeti, i dënuar më parë me 9 vite burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike dhe Dhimitraq Rrapushi 37 vjeç, pjestar i grupit që transportonte lëndën narkotike me kafshë.Ndërsa katër shtetasit e tjerë duke përfituar nga terreni mjaft i thepisur dhe nga sulmi me armë zjarri janë larguar duke i shpëtuar ndjekies së policisë .
Në vendngjarje Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve sekuestruan edhe dy armë të tjera zjarri, një Pistoletët TT dhe një Kallashnikov.
 

Gjithashtu u sekuestruan katër çanta të mëdha shpine të mbushura me nga 30 pako me lëndë narkotike gjithësej 120 pako , me peshë të ndryshme secila gjithësej rreth 140 kilogramë Mariuanë , si dhe tre kafshë dore që po transportonin lëndën narkotike.
 

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policore e katër shtetasëve të tjerë pjestarë të dy grupeve të trafikut të lëndës narkotike të cilët hapën zjarr ndaj policisë dhe konkretisht ndaj shtetasve me inicialet SH.H , i datëlindjes i datëlindes 1978, lindur dhe banues në Delvinë, shtetasi me inicialet S.M, i datëlindjes 1990 lindur dhe banues në Delvinë, shtetasit me inicilaet K.L, i datëlindjes 1989 , lindur dhe banues në Delvinë dhe shtetasit me inicialet A.P, i datëlindjes 1986, lindur dhe banues në Delvinë.

Ndërkohë materialet do t`i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastrër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Prodhim dhe shitje të narkotikëve , kryer në bashkëpunim.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›