E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia nesër zgjedh Presidentin e ri

Në bazë të sondazheve të zhvilluara, zgjedhjet pritet të fitohen nga kryeministri aktual i Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka qenë President i vendit më parë nga viti 2000-2008. Postin e lënë bosh nga Putin në krye të qeverisë pritet ta zero Presidenti aktual i Rusisë, Dmitri Medvedev.

Vladimir Putin - Në shërbim të shërbimeve. Asgjë nuk të lejonte të mendoje se në vitin 1999 ky element vigjilent i ish-KGB do të emërohej nga presidenti i asaj kohe, Boris Jelsin në krye të qeverisë ruse.

Vladimir Putin, spiuni pa emër, më pas funskionar i lartë shumë aktiv, u shfaq si një drejtues autoritar që, për të mirë apo për të keq, e transformoi Rusinë në 12 vjet.

Nëse ai zgjidhet të dielën si presidenti i vendit, pas katër vjetësh si kryeministër, Putin, me vështrim depërtues dhe ballin e zbuluar, do të qëndrojë në komandë për të paktën deri në vitin 2018.

Ai është shprehur se ambicia e tij e vetme është ''zhvillimi i qëndrueshëm'' i një vendi që tashmë ka arritur të dalë nga hija e viteve 1990 për t'i rikthyer vlerat e fuqisë së madhe.

Guennadi Ziouganov - Që prej fundit të Bashkimit Sovjetik, ai luan rolin e të pavdekshmit të dytë dhe Partia Komuniste mbetet formacioni kryesor i opozitës në Rusi.
    
Që prej disa vitesh, komunistët nuk janë më vetëm pensionistë por në radhët e tyre janë bashkuar dhe të rinjtë dhe kanë manifestuar pas zgjedhjeve të 4 dhjetorit në Duma, për të denoncuar mashtrimet.
    
Vladimir Jirinovski - ''Kllouni'' ultranacionalist dhe antisemit. Shfaqur në klubet jozyrtare, grupet politike të lindura pas viteve 1985 në kohërat e Glasnost dhe Perestroikës, Vladimir Jirinovski ka pasur një rol komik në krye të partisë Liberale Demokrate, të cilën e themeloi në vitin 1989 dhe që nuk ka ofruar asgjë për demokratët apo liberalët në idetë apo platformën e saj.

Mikhaïl Prokhorov - Miliarderi gjigant.  Në moshën 46-vjeçare është gjithashtu një nga më fatlumët në botë, dhe renditet ne listën e revistës “Forbes” si personi i trete me i pasur ne Rusi me 18 miliardë dollarë zotërime ku përfshihen industri metalurgjike biznese bankare si dhe ekipi amerikan i basketbollit “New Jersey Nets”.

Ai e prezanton veten si njeri liberal reformator dhe largpamës i cili shprehet se pushtetarët përfaqësojnë pikëpamje konsevatore dhe janë te gatshëm të luftojnë me çdo çmim për të ruajtur ''status quo''-në.
Sergueï Mironov - Sergueï Mironov është padyshim opozitari më i denjë në këto zgjedhje presidenciale të vitit 2012.

Deputet i Asamblesë së parë Legjislative nga viti 1994 deri në vitin 1998. Më 13 qershor të vitit 2001 u zgjodh anëtar i Këshillit të Federatës të Asamblesë Federale të Rusisë.

Në mars të vitit 2004 kandidoi për zgjedhjet presidenciale, duke deklaruar gjatë kësaj se mbështet edhe kandidatin tjetër - presidentin veprues Vladimir Vladimiroviç Putin. Në zgjedhjet presidenciale Sergei Mironov zuri vendin e fundit, duke marrë 0,75% të votave të zgjedhësve.
     
Më 14 qershor të vitit 2011 në mbledhjen e fraksionit të Partisë “Rusia e Drejtë” me shumicë votash ai u zgjodh kryetar i këtij fraksioni në Dumën Shtetërore të Federatës Ruse.
     
Më 12 dhjetor të vitit 2011 në Kongresin e VI të Partisë “Rusia e Drejtë” Sergei Mironov u emërua kandidat për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Rusi.

                                                                                             2012-03-03 16:11
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›