Itali, sekuestrohet 760 kilogramë marijuanë, në pranga shqiptari

Policia italiane ka mundur të sekuestrojë 760 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë.Sipas burimeve nga policia droga kishte ardhur nga Shqipëria e mbarkuar në një anije të vogël të llojit “Samsun” e mbërritur nga ujërat detare shqiptare.
Mësohet se 760 kilogramë marijuanë ishin paketuar në 685 pako të presuara të cilat kapin vlerën e 8 milionë eurove.
Ndërkohë është bërë i mundur arrestimi i poseduesit të saj, 39 -vjeçari shqiptar, rezident prej vitesh në Itali,identiteti I të cilit nuk bëhet i ditur.
Mbi të ndaluarin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.