Kosovë, sindikatat grevë më 15 mars
Sindikatat e Pavarura që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e punonjësve civilë në Kosovës kanë vendosur që më 15 mars të aplikojnë grevën si masë sindikale për të gjitha organet e Administratës Publike.
Megjithëse nuk është arritur ende në një zgjidhje, sindikatat njoftojnë se janë në kontakte të vazhdueshme me qeverinë për zgjidhjen e problemeve.
"Ndonëse kërkesat e shërbyeseve civilë janë minimale, të kapshme dhe të realizueshme, nevojitet një vullnet më i madh i Qeverisë se Kosovës, për përmbushjen e tyre", theksohet në komunikatën e sindikatave.
Ndërkohë, këto sindikata i bëjnë thirrje qeverisë së Kosovës që t'i shqyrtojë seriozisht kërkesat e tyre, t'i përmbushë ato dhe të ofrojë një zgjidhje të pranueshme për dy palët, sepse, siç thuhet, çdo veprim jashtë dialogut shkon në dëm të interesave të përgjithshme, për të cilën përgjegjësia do të binte mbi qeverinë e Kosovës.