Atentat i pergjakshem ne Mumbai te Indise deri tani 13 te vdekur

Një shpërthim i trefishtë ka tronditur lagje të populluara në Mumbai të Indisë.
Bilanci i viktimave deri tani flet për 13 persona të vdekur dhe shumë të plagosur.
Autoritetet indiane kanë shpallur gjendje alarmi në Mumbai.
Sipas mediave vendase, një bombë ka shpërthyer në një makinë në zonën e quajtur “Opera House”, në jug të qytetit, ndërsa shpërthimi tjetër ka ndodhur afër një qendre elektrike në zonën e quajtur Dadar, e populluar nga klasa e mesme.
Shpërthimi i tretë ka ndodhur në Zaveri Bazar, zonë tregtare, që dhe më parë ka qenë objekt i sulmeve të tilla.
Policia tha se atentatet janë kryer me eksplozivë të llojit që përdorin ekstremistët islamikë.
Sipas saj, dyshimet janë për shoqatën klandestine “Indian Mujahidin”, që mban autorësinë e mjaft sulmeve të tjera terroriste në të kaluarën.
Ndërkohë, ministria e Brendshme që po monitoron situatën ka angazhuar forcat e sigurisë në intensifikimin e kontrollit në qytetin e goditur nga një sulm i përgjakshëm në nëntor të vitit 2008 në 2 hotele të famshme që u kushtoi jetën 166 personave.