Topi ngushëllon familjarët e Dom Simon Jubanit

Presidenti Topi ka shprehur ngushëllimet sot familjarëve të mesharit katolik Dom Simon Jubanit i cili ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 84-vjeçare.
“Me hidhërim të madh mësova lajmin e keq se Dom Simoni u nda prej nesh! Në këtë ditë të trishtuar, shembulli i këtij martiri të kishës katolike, i këtij burri të paepur që vuajti në burgjet e diktaturës për shkak të ndjenjave fetare, bindjeve dhe idealeve të tij për liri e demokraci, i këtij kleriku të përkushtuar që ringjalli shpresën, dashurinë e besimin për Zotin në zemrat dhe mendjet e mbarë shqiptarëve, jo vetëm të besimtarëve katolikë, na bën të përulemi me respekt para jetës dhe veprës së tij unikale” thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.
Më tej presidenti Topi se Dom Simon Jubani, me zjarrin e dashurisë për Zotit dhe në emër të ringjalljes shpirtërore të mbarë shqiptarëve i rezistoi me stoicizëm diktaturës së pashpirt komuniste dhe me meshën e parë të kremtuar në Varret e Rrmajt në Shkodër më 4 nëntor 1990 do të mbetet përjetësisht i gjallë e i paharuar në kujtesën historike të popullit shqiptar.
Meshtari katolik Dom Simon Jubanit, kremtoi meshën e parë publike më 4 nëntor 1990 pas një periudhe gati çerekshekullore, gjatë së cilës praktikimi i fesë në vendin tonë ishte i ndaluar nga regjimi diktatorial.