E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardan Rexhepi fiton me Malmon

Kampioni suedez, Malmo, ka fituar ndeshjen e parë me ekipin e Ishujve Faroe Torshavn, në kuadër të kualifkimit për Ligën e Kampionëve.

Është kosovari Dardan Rexhepi, që ka shënuar në minutën e 58 golin e parë për Malmon, pas një pjese të parë pa gola.

Malmo ka vazhduar presionin dhe ka arritur të dyfishojë epërsinë nëpërmjet autogolit të Rogvi Holm. Ekipi nga Suedia udhëton javën e ardhshme për në Torshavn me epërsi solide.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›