E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani nuk pezullon pasurimin e uraniumit

“Irani pasuron uranium në 20 për qind, aq sa i duhet për karburant, as më shumë, as më pak”, ka thënë Davani.

Ai i ka bërë këto komente pas raportit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), i cili ka vënë në pah se inspektorët e ANEB-it kanë gjetur disa grimca të uraniumit të pasuruar deri në 27 për qind, në një lokacion të Iranit.

I dërguari i Iranit në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara i ka hedhur poshtë gjetjet.

Perëndimi druan se Irani pasuron uranium për krijimin e armëve bërthamore, ndërsa Republika Islamike thotë se qëllimet e saj janë paqësore.
/Start/

                                                                                             2012-05-27 18:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›