E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet e NATO-s vrasin familjen 8-anëtarëshe

“Sulmet në fshatin Suri Khail të qarkut Paktia kanë vrarë burrin, gruan dhe gjashtë fëmijët e tyre”, ka thënë zëdhënësi i provincës, Rohullag Sam.

Forca e NATO-s tha se është në dijeni për raportet dhe se po heton ngjarjen.

Kombet e Bashkuara thonë se rreth 8 në 10 vdekje civile në Afganistan janë rezultat i sulmeve të talibanëve ose të militantëve që kanë lidhje me Al Kaidën.

Por, vdekjet e civilëve, të shkaktuara nga NATO-ja, vazhdojnë të jenë irrituese në marrëdhëniet e Presidentit Hamid Karzai me trupat e huaja në Afganistan.
/Start/

                                                                                             2012-05-27 19:14
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›