E Diel, 1 Nëntor 2026

Millosheviç kishte agjentë sekretë në Kosovë

Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve 150 kanë qenë në Maqedoni, ndërsa 700 në Kosovë.
 

“Agjentët kanë punuar për Shërbimin e sigurimit shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit i cili është mbajtur gjatë këtyre ditëve në Bruksel ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan” njofton portali bullgar actualno.com
 

Kështu Millosheviç ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercegovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumë në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë.
 

Millosheviç ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të Evropës lindore dhe qëndrore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›