E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Darka e gabuar” e Kadaresë në Festivalin e Dramës

TIRANE-"Darka e gabuar", e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare do të përfaqësojë Teatrin Kombëtar në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës, që mbahet në maj të këtij viti. Nga një roman që u shndërrua në një sukses të ri në vend të shkrimtarit shqiptar, ai është dramatizuar nga Fatos Haxhiraj, duke mbajtur të njëjtin titull e do të shfaqet me rastin e 65-vjetorit të këtij teatri. Siç njofton zyra e shtypit pranë këtij teatri, në unanimitet, me të shtatë votat e anëtarëve të bordit, u përzgjodh si fitues dramatizimi i romanit të I.Kadaresë "Darka e gabuar", nga Fatos Haxhiraj, si vepra më cilësore dhe më e arrirë. Kjo vepër u dallua për origjinalitetin, enigmën, thrillerin dhe gjuhen e përzgjedhur. Kjo vepër do të përfaqësojë Teatrin Kombëtar në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës, maj 2010, i cili do të mbahet në TK, për nder të jubileut të 65-të të themelimit të këtij institucioni. Me këtë rast, këtë vit ky festival do t'i kushtohet dramaturgjisë kombëtare. "Eventi do të zhvillohet në fund të muajit maj 2010, me pjesëmarrjen e trupave profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Deri në datë 20 shkurt u dorëzuan 16 drama nga autorët: Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, z. S. Di Magio - Veprat, Fatos Haxhiraj, Stefan çapaliku, Vangjush Popli, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, Sheri Mita, Pëllumb Kulla, Vladimir Lule, Thanas Borodani, Gëzim Alpion. . Bordi artistik i Teatri Kombëtar përbëhet nga: Adriatik Kallulli, Agim Zajmi, Petrit Malaj, Artan Minarolli, Altin Basha, Genc Sharku dhe Kristaq Skrami. Ky bord ka zhvilluar dy mbledhje për të miratuar dramën fituese, një në datën 8 mars dhe tjetrën në datën 10 mars.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›