E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove sulmohet rektori i UP

Ndërsa rektori i Universitetit të Prishtinës Mujë Rugova po mbante fjalën e rastit në ceremoninë solemne të 41 vjetorit të themelimit të Universitetit dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë futur brenda në sallë dhe kanë hedhur ngjyrë të kuqe mbi trupin e tij.

Ata kanë thënë se rektorit duhet të ndihet në turp për gjendjen ku ndodhet, sipas tyre, universiteti dhe më tej janë larguar nga Salla e Kuqe e Fakultetit Filologjik ku po kremtohej përvjetori i themelimit të universitetit publik. Rektori Rugova ka mbetur pa fjalë për disa minuta. “Këto janë gjëra që mund të na ndodhin të gjithëve, jemi në tranzicion”, tha Mujë Rugova, Rektor i UP-së.

Muja ka vazhduar fjalimin e tij derisa policia ka bërë arrestimin e dy aktivistëve të “Vetëvendosjes” të cilët thanë se kanë ndërmarrë këtë aksion për shkak të gjendje së mjerë në të cilën ndodhet Universiteti i Prishtinës. “Ju tani mund të merrni pamje të rektorit të skuqu, i cili duhet të skuqet nga marrja për gjendjen që e ka sjellë Universitetin”, tha Rron Gjinovci, Aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosje:.

Vetëvendosja, e cila tani është partia e tretë parlamentare në Kosovë ka kërkuar menjëherë lirimin e aktivistëve të saj ndërsa i ka tërhequr vërejtjen Rektorit, Këshillit drejtues të Universitetit dhe Mistrisë së Arsimit për masat që pritet të marrin si shkurtimi i bursave dhe rritja e pagesave për semester.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›