E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shen Valentini i shqiptareve

Në morinë e shumë festave që festojnë shqiptarët është edhe dita e të dashuruarve. Shën Valentini është një nga ditët që ka marë kuptimin pas ardhjes së demokracisë, por festa në kryeqytetin shqiptar ende nuk ka imazhin e shumë kryeqyteteve të botës ku çiftet e të dashuruarve shëtisin të lirshëm e madje nuk ju shmangen kamerave të televizioneve nëpër dyqanet e dhuratave.

E megjithatë shqiptarët kanë për këtë festë mënyrën e tyre pasi ndjenjat nuk kanë pse të mos jenë të njëjta. Ndërkohë shumë të dashuruar kanë zgjdhur udhëtime jashtë Tiranës e Shqipërisë. Ndërkaq në Tiranë, pavarësisht ditës së vrenjtur, Kodrat e Liqenit artificial ishin destinacioni kryesor për ata që nuk kanë mundësi tjetër.

Në qëndër të ish- bllokut forumi rinor demokrat kishte konkretizuar një ide të veçantë ku në qëndër ishin gjimnazistët.

Pavarësisht se Shën Vlentini konceptohet si një festë dhuratash e surprizash kjo ditë ka më shumë kuptim për ata që ndjenjat i kanë bashkuar për më shumë se gjysëm shekulli.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›