E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres fluks gripi ne pediatri

Rastet e virozave dhe gripit tek femijet e moshave 0 deri ne 14 vjec jane shtuar ndjeshëm në qytetin e Durrësit, por situata deri tani është përballuar me sukses. Mjekët e pediatrisë bëjnë apel që prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të mbajnë në monitorim  temperaturen. Shefi i pediatrisë në spitalin rajonal të Durresit, Dhimitraq Gjergo ka shpjeguar që antipiretikët te femijët të perdoren vetëm në bazë të këshillave të mjekut.

"Ka një fobi, frikë nga prindërit për temperaturën. Temperatura e lartë quhet ajo që është 40.6, deri atëherë në organizëm nuk ka ndonjë problem. Temperatura është një mbrojtje deri në 39 për organizmin dhe nuk duhet të shqetësohemi. Mbi 39 duhet të japim antipiretik", tha Dhimitraq Gjergo, shef i pediatrise Spitali Rajonal Durres.

Nga analizat që kanë dërguar për rastet e shfaqura në Durrës nuk ka pasur deri tani shfaqje të virusit të gripit të derrit AH1N1.Ditët e fundit në urgjencën e pediatrisë numri i fëmijëve që kane ardhur me probleme që lidhen me virozat dhe gripin ka qene 80-90 raste,ndersa ditën e dielë,ky numër ka qene më i lartë.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›