E Diel, 1 Nëntor 2026

Abdilaqim Ademi në Konferencën ekonomike në Stamboll

Zëvendëskryeministri Ademi gjatë ditës së sotme mori pjesë në hapjen solemne të takimeve të afaristëve nga më shumë se 100 vende të botës. Ademi prezantoi mundësitë që ofron Maqedonia për investuesit e huaj.

Ai u shpreh se Republika e Maqedonisë paraqet një destinacion tërheqës për biznesin, ofron një shkallë të lartë të liberalizimit të tregtisë atraktive tatimore, mjedis të qëndrueshëm afarist, si dhe një sërë përfitimesh që u takojnë investitorëve në zonat industriale-teknologjike të zhvillimit.

"Krahas politikës makroekonomike të qëndrueshme dhe investimeve, Qeveria e Republikës së Maqedonisë vazhdimisht punon në përmirësimin e mjedisit afarist, duke patur parasysh se një nga qëllimet kryesore të programit ekonomik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është rritja e të ardhurave nga investimet e huaja, me qëllim të zhvillimit ekonomik, zvogëlimit të papunësisë dhe hyrjes së teknologjive dhe njohurive të reja", u shpreh zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›