E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove te djelen zgjedhje ne 62 qendra. Faith thirrje per votim korrekt

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Pieter Feith u ka bërë thirrje partive politike që të angazhohen që zgjedhjet e së dieles të kalojnë në atmosferë konstruktive ndërsa udhëheqësit politik i ka ftuar të angazhohen personalisht për të mos lejuar mashtrime dhe kërcënime gjatë procesit.

Me anë të një deklarate të posacme, Feith ka vlerësuar se votimet e 12 dhjetorit janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive, por ka pasur parregullsi. Sipas tij, qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi.

“ Rivotimi është një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një kuvend i besueshëm dhe një qeveri e besueshme”, thuhet në deklaratën e shefit të ICO-s.

Faith ka ngarkuar udhëheqësit politike me pergjegjësi personale  për të parandaluar mashtrimet dhe kërcënimet. “Përfitimi afatshkurtër në llogari të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i pallogaritshëm në veçanti në kohën kur Kosovës i nevojitet përkrahje e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane” ka thënë Feith.

Të dielën do të votohet në 62 qendra dhe 185 vendvotime në komunat Skënderaj, Drenas dhe Deçan dhe në qendrat e zgjedhura të votimit në Lipjan dhe Malishevë. Feith në cilësinë e përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë do të koordinojë përsëri “Misionin e Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Kosovë”.

Bul Saliu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›