E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes fluks per pasaportat biometrike

Në ndryshim nga një muaj më parë kur në qytetin e Kukësit interesimi i qytetarëve ishte mjaft i ulët për pajisjen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike, gjatë kësaj jave janë shënuar rradhë të gjata në të vetmen pikë aplikimi ku kërkohet pajisja me dokumenta në mënyrë të përshpejtuar.Kryesisht janë emigrantët e ardhur për festat e fundvitit ata që kanë shkaktuar edhe rritjen e ndjeshme të numrit  të aplikantëve.

Aktualisht në rrethin e Kukësit funksionojnë vetëm dy sportele aplikimi për shkak të interesimit të ulët që ka shoqëruara këtë process më parë . Ndërsa pas rritjes së numrit të emigrantëve dhe atyre qe kërkojnë të paisen me mjetet e reja të identifikimit, ka filluar aplikimi përmes procedurës së përshpejtuar i cili po ecën mjaft mirë .

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›