Seria A Milani kampion i dimrit

Milani është shpallur kampion i dimrit në Itali, pasi e ka mbyllur fazën e parë të Serisë A në krye të tabelës së renditjes. Ecuria pozitive e skuadrës së Masimiliano Allegrit ka vijuar edhe në vitin 2011, pasi kuqezinjtë fituan 0-1 në fushën e Kaljarit.
Megjithëse me shumë mungesa, Milani do të kalonte me sukses këtë tranfertë të vështirë falë golit të të riut Straser vetëm pesë minuta nga fundi i takimit.
20-vjecari nga Sierra Leone do të dërgonte topin në rrjetë pas shërbimit të Antonio Kasanos, i cili ka debutuar në mënyrën më të mirë me skuadrën kuqezi.
Ky gol do të vendoste fatin e këtij takimi duke i dhënë Milanit tri pikë shumë të rendësishme që e kanë shpallur skuadrën e Allegrit kampione të dimrit në kampionatin italian të futbollit.
Pas mbylljes së fazës së parë të Serisë A, Milani kryeson klasifikimin e përgjitshëm me 39 pikë, duke regjistruar 12 fitore 3 humbje dhe 3 barazime.
Në vendin e dytë me pesë pikë më pak renditet Lazio, ndërsa në vendin e trëte pozicionohet Napoli që në javën e fundit u mund me rezultatin 3-1 ne fushën e Interit.
Nertan Prifti