E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, të martën vazhdon rinumërimi në QNR

Qendra e Numërimit të Rezultateve pranë KQZ-së së Kosovës, do të nisë të martën rinumërimin e votave, pasi e pati ndërprerë punën për shkak të Krishtlindjeve.
 

RTK raporton se deri më tani janë numëruar vetëm 380 vendvotime nga 760 sa janë gjithsej. Ndërkaq, puna e ngadaltë e QNR-së mund t’i vonojë rezultatet e 40% të votave, gjë që është pohuar ditë më parë edhe nga zyrtarë të KQZ-së.

Drejtues të këtij institucioni nuk e kanë përjashtuar mundësinë e anulimit të zgjedhjeve në vendvotimet ose aty ku evidentohen parregullsi të tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›