OSBE Me shume per te riatdhesuarit

Misioni i OSBE-së në Kosovë u bën thirrje institucioneve vendase për më shumë veprim në mbështetje të personave të riatdhesuar.
Raporti i OSBE-së, i cili është vazhdim i vlerësimit të mëparshëm të nëntorit të vitit 2008, ofron një varg rekomandimesh për institucionet e nivelit lokal dhe qendror, si dhe për komunitetin ndërkombëtar.
“Problemet kryesore në zbatimin e strategjisë së riintegrimit burojnë nga rrjedha e pamjaftueshme e informacionit dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, mungesa e aktiviteteve në terren dhe mirëkuptimi i nevojave të personave të riatdhesuar, por edhe nga mungesa e alokimit të fondeve brenda buxheteve komunale për të adresuar këto nevoja”, thuhet në dokument.
Dokumenti është i bazuar në aktivitetet e rregullta monitoruese të misionit të OSBE-së në Kosovë në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve.
Në mesin e zhvillimeve pozitive të vërejtura janë përpjekjet e intensifikuara të institucioneve qendrore për të ofruar këshilla për zyrtarët lokalë se si të zbatohet strategjia dhe si të aplikohet për asistencën në vlerë prej 3.4 milionë euro të fondit të riatdhesimit, si dhe themelimi i zyrave komunale për komunitete dhe kthim, të cilat do të shërbejnë si organ i fuqishëm koordinues në nivel lokal.
Sipas Komisariatit të Lartë për Refugjatë të OKB-së, UNHCR, që nga viti 2005 në Kosovë janë riatdhesuar mbi 20.000 persona.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Serbët në veri të Mitrovicës kanë bllokuar të martën rrugën kryesore në “Lagjen e boshnjakëve”, përkatësisht rreth 100 metra përtej urës lindore mbi lumin Ibër. Nigeri, përplasje për Kosovën
Autoritete të larta të shtetit të Nigerisë janë përplasur për Kosovën. Dikush do ta njohë Kosovën shtet, dikush jo. Kembell, këshilltar i Thacit
Alister Kembell i rikthehet sërish marrëdhënieve me publikun. Kësaj here jo për Toni Bler, por për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci. Kosovë, të vuash për vizë kroate
Në rast se mund t’ju besohej deklaratave të kryeministres kroate Jadranka Kosor dhe kryeministrit Thaçi dhënë para pak javësh në Prishtinë, shtrohet pyetja se përse shtetasit kosovarë së paku nuk janë të lehtësuar në procedurat e marrjes së një vize kroate. Gjenerali Drews viziton bazën e FSK-së
Pak ditë pasi mori detyrën, komandanti i ri i KFOR-it Erhard Drews zhvilloi vizitën njohëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Lajmet kryesore
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
"Zgjedhjet të bëhen për popullin"
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Mitrovicë, serbët bllokojnë një prej rrugëve
Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave