FSK thellon bashkëpunimin me Iowanë

Një delegacion i lartë ushtarak i Gardës Kombëtare të shtetit të Iowa të SHBA-ve ka vizituar të mërkurën Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK).
Me ketë rast ministri Agimi Çeku ka thënë se byroja e Gardës Kombëtare e SHBA-së, e ka zgjedhur Iowanë si shtetin me të përshtatshëm me resurset dhe kapacitetet e nevojshme që t`i mbështesë dhe adresojë kërkesat e Kosovës në përgjithësi dhe FSK-së në veçanti.
Gjatë një konference të përbashkët për mediat me general majorin amerikan Timothy Orr, Çeku ka thënë se programi i partneritetit shtetëror të Gardës Kombëtare është një program shumë i rëndësishëm për disa arsye.
Gjeneralmajori Orr tha se takimi do të shënojë një të ardhme të ndritshme. “Unë mendoj se bashkëpunimi ynë, do të jetë afatgjatë dhe presim që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të zhvillojmë të ardhmen”, tha general majori Orr.