Mbi gjysmë milion euro, për bisedimet me Serbinë

Në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka miratuan vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 541.000 euro për mbulimin e shpenzimeve të delegacionit të Kosovës për bisedime teknike mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Po ashtu, qeveria ka aprovuar Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë, e cila per ka qëllim, përcaktimin e detyrave strategjike në fushën e sigurisë dhe për të mbrojtur vlerat themelore dhe interesat e Kosovës, mbrojtja e sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues. Qeveria ka miratuar Projektligjin për Persona të Zhdukur, i cili rregullon të drejtën e familjarëve për të ditur fatin e personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Po ashtu me këtë projektligj, përcaktohen kompetencat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Në këtë mbledhje, qeveria ka aprovuar Planin Hapësinor të Kosovës për vitin 2010-2020 dhe propozimin për shpalljen e zonës ekonomike në komunën e Lipjanit.