Barroso, së bashku me katër zyrtarë në Kosovë

Presidenti i Komisionit Evropian, José Manuel Barroso, gjatë vizitës në Kosovën, të martën e ardhshme në 20 maj, do të jetë i shoqëruar nga katër zyrtarë të lartë të BE-së.
Në turneun ballkanik, Barroson do ta shoqërojë Stefan Fuele, komisioner i BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë, Stefano Sannino zëvendës komisioner për Zgjerim, Miroslav Lajcak, Drejtor Menaxhues i Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) për Evropën dhe Azinë Qendrore.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Barroso do të takohet me autoritetet më të larta kosovare, përfshirë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe anëtarët e kabinetit të tij.
Po ashtu, Barroso do të vizitojë Komunën e Graçanicës, ku do të merrë pjesë në vënien e gurthemelit të ndërtesës së re të komunës, të financuar nga BE-ja, ndërsa do ta vizitojë edhe Manastirit të Graçanicës.