“Varret e Boboshticës”, policia në kërkim të Naum Dishos
13/01/2012 Zhduket pasi Apeli vendosi dënimin me 1 vit burg për kreun e OMONIA-s
KORÇE- Dy ditë pasi Gjykata e Apelit në Korçë la në fuqi vendimin e Gjykatës së rrethit të qytetit duke e dënuar me 1 vit burg kreun e OMONIA-s, Naum Disho, ky i fundit rezulton i zhdukur. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se Naum Disho nuk u gjend në shtëpi kur policia shkoi për t’i komunikuar urdhrin e arrestit.
Gjithashtu policia e Korçës duke iu referuar të dhënave të policisë kufitare bën me dije se nuk rezulton që Naum Disho të ketë kapërcyer kufirin, në ditët e fundit.
Në këtë linjë policia rajonale shprehet se po vijojnë kërkimet e Dishos nëpër të afërmit e tij, ndërsa nuk dihet nëse Disho po përpiqet t’i shpëtojë burgut duke u fshehur apo strehuar diku gjetkë.
Shmangia e drejtësisë
Kryetari i organizatës minoritare greke OMONIA, Naum Disho, dy ditë më parë u shpall rishtas fajtor për skandalin e dhunimit të varreve në fshatin Boboshticë të Korçës. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së Korçës, që e dënoi në qershor të vitit 2011, me 1 vit burg kreun e OMONIA-s, Naum Disho. Dy punëtorët Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi, që vunë në jetë synimin e Disho-s duke punuar për ndërtimin e memorialit për ushtarët grekë u dënuan me liri me kusht.
Skandali i varreve në Boboshticë doli në pah në tetor të vitit 2010, kur dega e OMONIA-s në Korçë nisi të ndërtojë një memorial në nderim të ushtarëve grekë të vrarë sipas OMONIA-s gjatë Luftës së Dytë Botërore në këtë zonë. OMONIA e arsyetoi ndërtimin e memorialit me faktin se dy ushtarët grekë ishin varrosur në fshatin Boboshticë. Banorët e fshatit u ngritën menjëherë pas kësaj nisme, duke denoncuar skandalin që dhunonte varret e të parëve të tyre në këtë fshat.
Tashmë kreut të OMONIA-s, Naum Disho-s, i mbetet ta apelojë vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë.